Këngëtarja e guximshme Tuna Sejdi para dy ditësh ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Bermuda”.

Pas bashkëpunimit me Vig Poppa në këngën “Zemra jem”, e cila rezultoi e pëlqyeshme edhepse nuk bëri ndonjë zhurmë të madhe, Tuna rikthehet solo, shkruan lajmi.net.

“Bermuda” titullohet projekti i ri i Tunës i cili u publikua para dy ditësh në Youtube, por këngëtarja nuk mori vëmendjen e duhur këtë radhë.

Përveç që nuk u shpërnda nga kolegët e saj, kjo këngë mori edhe shumë komente negative në Youtube. E madje edhe me klikime “Bermuda” qëndron keq, pasi dy ditë pas publikimit kënga nuk ka arritur akoma 200 mijë klikime, një shifër shumë e vogël kjo për emrin e madh të këngëtares me shumë vite karrierë.

Nuk dihet nëse faji është te promocioni i këngës i cili nuk iu bë, apo kënga nuk klasifikohet si hit nga publiku. Gjithsesi Tuna mbetet një nga artistet më të veçanta të skenës. Ajo në vitin 2013 ishte në kulm të karrierës me këngën “Fenix” bashkë me Cozman, e që nga ajo kohë Tuna vetëm ka zbritur shkallët e suksesit, bazuar në klikimet në Youtube./Lajmi.net.

untitled

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here