Olta Boka, këngëtarja bionde e cila nisi karrierën e saj muzikore me cmimin e parë në festivalin e RTSH, dhe përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të këngës, festoi javën e kaluar 20 vjetorin.

Ndër emrat e ftuar në këtë ditëlindje ishin dhe Juliana Pasha, Kejsi Tola, Tergita Gusta, Klajdi Musabelliun etj, ndërkohë që në total të ftuarit numëroheshin mbi 90 vetë.

Veç këngëve të sjella nga DJ, këngëtarët e ftuar, përfshirë këtu edhe vetë mbretëreshën e mbrëmjes, kënduan deri në orët e para të mëngjesit. Olta, pritet që së shpejti të sjellë në treg disa këngë të reja, ku do të mbizotërojë ritmi, në ndryshim nga baladat e deritanishme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here