Me ardhjen e festave të fundvitit, Tuna nuk nguron të na sjellë foto të magjishme dhe ndër më të bukurat që keni parë ndonjëherë me të voglin e saj

Nën atmosferën e festave, shumë artistë të njohur të skenës, kanë qenë tejet aktiv në rrjetet e tyre sociale, për të sinjalizuar “ardhjen” e Babagjyshit dhe dhuratave

.Në valën e publikimit të këtyre fotove është përfshirë edhe këngëtarja Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, teksa në Instagramin e saj, ka publikuar një set fotografik me të birin, Tian, ku të dy shfaqen shumë të ëmbël.

Këngëtarja shihet e veshur me të kuqe të dizenjuar me motive dhe simbole festash, ku pozon krah bredhit bashkë me djalin.

Në mënyrën e kompozimit të fotografisë, si shumë herë të tjera, këngëtarja shfaqet tejet atraktive në mënyrën e sajë dhe stilin që e karakterizon Tunën.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/festat-kane-trokitur-ne-shtepine-e-tunes-sjell-fotografite-me-te-bukura-qe-keni-pare-me-tian-in-610102/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here