50 cent, reperi amerikan me famë botërore ka planifikuar koncert në Shkup të Maqedonisë më 31 Mars të këtij viti.

Por koncerti ka skandalizuar fansat maqedonas, kur kanë parë në faqen zyrtare të këngëtarit se vendi i koncertit është Shkup-Greqi.

Kaq u desh që në faqe të shpërthenin thirrjet, “rregullo gabimin, do shkosh në Maqedoni, ose Shkupi nuk është në Greqi, mësoje ndryshe mos hajde”.

Këngëtari është bindur, ka korrigjuar shtetin duke shkruar Maqedoni, por ka harruar të fshijë komentet kritikuese poshtë në faqen e tij.

Të shpresojmë se ky skandal nuk do të zbehë dëshirën që kanë fansat për të parë në sallën e sporteve “Boris Trajkovski” reperin më të famshëm të kohëve të sotme, 50 cent./balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here