Reperi i famshëm 50 Cent ka zbuluar se si ka hequr dorë nga kënaqësia në alkool, pasi si i dehur ka përjetuar një përvojë të pakëndshme.

Më ka kapur paranoja nga alkooli dhe kështu kam vendosur të heq dorë nga pija”, thotë reperi i cili ka një të kaluar të bujshme që lidhet me drogën.

Para se të bëhej i njohur në ujërat muzikore, 50 Cent me vite ka shitur drogë. Ai thotë se pikërisht për shkak të përvojave të të tjerëve, shumica të afërm të tij, ai gjithmonë ka qëndruar i pastër nga droga.

“Kam pasur rastin që të shoh shumë kushërinj të nënës sime në periudha të ndryshme të eksperimentimit me drogë. Kam parë se si secili reagonte ndryshe ndaj drogës dhe kjo më ka shtyrë që të rri larg saj”, ka rrëfyer reperi gjatë një interviste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here