florianagaromissworld2012 Floriana Garo javën e parë të muajit shkurt do të vijë pranë publikut me një format të ri televiziv. “Jo vetëm modë” është emisioni i ri që vajza bukuroshe e motit në “Abc news” dhe që do të transmetohet çdo të shtunë në orën 16:00. 45 do të jenë minutat që Floriana do të sjellë përpara publikut të rejat më të fundit jo vetëm në fushën e modës, por edhe të lajmeve nga industria e Hollivudit dhe profile të personazheve të njohur shqiptarë. Formati i këtij emisioni është i huaj, i ngjashëm me “Non solo mode”, që jepet në Canale 5, por i sjellë ndryshe në studion e Floriana Garos. Nga prezantuesja kemi mësuar se do të ketë shumë surpriza të reja, duke nisur që nga e shtuna e ardhshme, kur nisi edhe pjesa e parë e këtij emisioni. Floriana ka dëshmuar se është jo vetëm një vajzë e bukur, por edhe një vajzë që punon shumë. Deri tani atë e ka ndjekur pas suksesi. Urojmë që kështu të ndodhë edhe për 45 minutat që do të pasojnë fundjavat me “Jo vetëm modë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here