Ardian Bujupi ka promovuar këngën e tij të fundit, “This is My Time” të shtunën e kaluar, përderisa është duke qëndruar në Kosovë, kurse ajo deri në këtë kohë është pritur mirë nga publiku.

Kënga e Ardianit, e punuar shumë mirë nga producentë gjermanë, ka bërë premierën të shtunën më 29 tetor, edhe pse klipin e kësaj kënge, Ardiani e kishte paralajmëruar në muajin gusht apo shtator.

Pavarësisht kësaj, kënga është pritur mirë nga adhuruesit e tij, sepse nga promovimi i këngës deri më tani, ajo është klikuar më shumë se 500 000 mijë herë.

Ndryshe, Ardiani ka paralajmëruar se do të bëjë muzikë edhe me producentë kosovarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here