EurosongNë prag të kremtimit të festës së madhe të 100 vjetorit të Pavarësisë se Shqiperise, një debat i madh përfshiu vendin lidhur me autenticitetin e flamurit kuq e zi.

Mijëra kopje të flamurit kombëtar u hodhën në treg para ditëve të 100 vjetorit, por të gjithë me shqiponjën e deformuar. Këta flamuj depërtuan deri në institucionet më të larta të shtetit.

Por, duket se numri i këtyre flamujve në treg ka qenë shumë i madh. Ekipi shqiptar që po përfaqëson vendin tonë në një kompeticion ndërkombëtar të muzikës, në Festivalin Evropian, i cili ndryshe njihet për shprehjet e forta nacionaliste, prezantohet me një flamur të deformuar, njësoj si ato të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, shkruan “Panorama” Kjo u pa gjatë konferencës për shtyp të ekipi shqiptar, menjëherë pas provës së dytë të tyre në skenën e Festivalit Europian në Malmo të Suedisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here