Arta Dobroshi është shpërblyer me çmimin “Barbara Tip ple Best Actress” në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit dhe Televizionit për Femra, për rolin e saj në filmin “Three Worlds”, një film francez me regji të Catherine Corsini, i cili po ashtu ka marrë pjesë në seksionin e “Un Certain Regard” në Festivalin e Filmit në “Cannes” me 2012. Fondacioni WIFTS, që e dha këtë çmim, ka për qëllim që fytyrat e reja të femrave artiste t’i zbulojë dhe t’i bëjë ato sa më të njohura në arenën e industrisë argëtuese, sociale por edhe humanitare dhe këtë e bën nëpërmes formës së filmit dhe televizionit. Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve është mbajtur në Los Angeles, në kinemanë e Quentin Tarantinos, “New Beverly Cinema”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here