Rep-këngëtari Genc Prelvukaj vitin 2012 e ka filluar me një listë të gjatë të dëshirave, të cilat mendon se duhet të plotësohen gjatë këtij viti.

Në këtë listë të gjatë gjenden shumë dëshira të arsyeshme, të cilat po t’i lexosh, të mbushet mendja se patjetër duhet bërë.

Mes 34 dëshirave të shkruara nga ana e Gencit, gjendet edhe njëra, ku thotë se gjatë këtij viti do të ketë sa më shumë femra të bukura për shqiptarët (single) ku fut edhe veten e tij. Këngëtari prej një kohe të gjatë nuk ka filluar ndonjë lidhje të re, ndërkohë që punon si këshilltar poltik i ministrit të Kulturës në Kosovë.

Për vitin 2012 kam këto 34 dëshira:
1. Populli të mbjellë më shumë grurë.
2. Të rinovohet Kombëtarja shqiptare e futbollit.
3. Rona Nishliu të fitojë Eurovizionin.
4. Sali Berisha të thyejë rekord edhe një herë në not.
5. Të fillojë realizimi i “Skënderbeut “ në Hollywood.
6. Vera të mos ketë shumë shi.
7. Shumë femra të bukura për çdo shqiptar “single“.
8. Kardiologët të kenë shumë më pak punë.
9. Të ulen çmimet e biletave për në Republikën Domenikane.
10. Zgjedhje e një miss-i me meritë.
11. Të vdesë brutalisht tallavaja.
12. Më shumë emra shqip fëmijëve.
13. Wahhabistët të ikin vullnetarisht për në Lindjen e Mesme.
14. Kriza greke të vazhdojë.
15. Lekë Plepi dhe Mc Pimi të bëjnë duet.
16. Rritje të lindshmërisë së shqiptarëve në Maqedoni.
17. Xherdan Shaqiri të arrijë vlerën e 30 milionë eurove.
18. Të zbatohet suksesshëm e drejta e autorit.
19. Serialet turke e spanjolle të mos transmetohen më.
20. Sa më shumë turistë e sidomos turiste të huaja.
21. Të mos ndodhë asgjë e ngjajshme me filmin 2012.
22. Të liberalizohen vizat për Kosovën.
23. Të mos ketë probleme mes shqiptarëve me arsyen “pse m’sheh“.
24. Bankat të ulin kamatat dhe të heqin dorë nga hajdutëria e një populli të varfër.
25. Rrezart Taçi të blejë AC Milan.
26. Digitalb të transmetojë filma më të mirë.
27. Një botë pa luftëra e dhunë.
28. Të shiten CD e Shkurte Fejzës në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.
29. Pas D.Zeqirit & D.Rexhepit të zbulohet edhe një Dafinë tjetër.
30. Blerim Destani të aktrojë përkrah De Niros.
31. Babadimri i shqiptarëve të mos punojë më punë krahu.
32. Të pajtohen Qosja dhe Kadareja.
33. Bashkimi i Shqiptarëve në një shtet të vetëm .
34. Të jetojmë të lumtur…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here