Michael JacksonPromovuesit e koncerteve të planifikuara të Michael Jackson kanë dërguar një akuzë në vlerën e 300 milionë dollarëve kundër administruesve të pasurisë së këngëtarit të ndjerë.

AllGood Entertainment ka dërguar dokumentet në gjykatë gjatë të premtes duke kërkuar ndarje të përfitimit nga turneu i ardhshëm dokumentar “This Is It”, që tregon Jackson-in në prova për turneun e planifikuar rikthyes.

Kompania kishte dërguar një akuzë në vlerën e 20 milionë dollarëve kundër Mbretit të Popit edhe para vdekjes së tij më herët gjatë këtij viti, pasi dështoi t’i bashkojë vëllezërit e tij për koncertet e planifikuara me Jackson 5 në vitin e ardhshëm (2010), pavarësisht se menaxheri i tij kishte nënshkruar marrëveshje.

Por kompania tash ka dërguar një akuzë tjetër ku përfshihen administruesit e pronës së Jackson, dhe sipas TMZ vlera e saj arrin deri në 300 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here