Reperi i njohur i estradës kosovare, 2po2, është duke u përgatitur që këtë verë të sjellë projekte të reja.

Gjatë një prononcimi për Telegrafi, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Besnik Canolli, ka pohuar se ai është duke u përgatitur për disa këngë të reja që priten shumë shpjet tu realizohen edhe me videoklipe.

Përveç kësaj ai është i angazhuar edhe rreth labelit të tij ‘Authentic Entertainmet’, duke filluar nga lansimi i albumit të Capital T, i cili pritet të publikohet me 25 maj.

Labeli ‘Authantic Entertainmet’ është labeli i parë që ka realizuar kontrata me komani të huaja përfshirë këtu edhe YouTube.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here