2po2Reperi i njohur 2po2 ka pak muaj që ka publikuar albumin e tij më të fundit “2020”, i cili është cilësuar si ndër albumet më të suksesshme në estradëi viteve të fundit.

Ndërkohë, ai i është përkushtuar punës në realizimin e projekteve të reja, teksa është edhe mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi, me rastin e ardhjes së festës së gruas, reperi është bërë nostalgjik duke publikuar një fotografi të nënës së tij ndjerë në llogarinë personale në Instagram.

“Nanë më mungon, tri vjet pa ty”, shkruan plot emocion reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Mesa duket, festa e 8 marsit e mallëngjen shumë reperin, duke e kthyer prapa në kohë dhe duke ndjerë nostalgji për nënën. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BRVrQr9DUES/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here