2po2Dy reperët e njohur 2po2 dhe Vig Poppa kanë publikuar projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “A je single”.

Muzika dhe teksti janë realizuar në Authentic Entertainment, tekstin e kanë shkruar vet reperët, gjersa për klipin janë kujdesur Max Production.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, reperi 2po2 theksoi se ky bashkëpunim me Viganin ka qenë i mirëseardhur, ndaj është i kënaqur pas realizimit,

“Ideja ka qenë gjithnjë për një bashkëpunim me Viganin, për arsye se kemi raporte shumë të mira dhe gjithashtu kuptohemi artistikisht, ndaj jam i kënaqur që ky bashkëpunim u realizua”.

“A je single?” nga titulli mund të duket si një pyetje që i dedikohet dikujt, por në fakt reperi shton se është një këngë e thjeshtë, e cila trajton temën e dashurisë,

“Kënga nuk ka ndonjë filozofi apo dedikim, thjeshtë i këndohet një vajze të bukur, ku si gjithmonë djemtë pyesin veten nëse ajo është single?”

Kjo këngë është e fundit nga albumi “2020” e cila realizohet me klip, pasi të gjitha këngët e tjera kanë klipe, ndaj pas kësaj pune kaq të lodhshme reperi zbulon për Telegrafin se do të vazhdojë të punojë ende për të sjell risi.

“Albumi ‘2020’ është publikuar i tëri me videoklipe, tani na presin koncertet, turnetë dhe natyrisht këngët dhe klipet e reja”, përfundon 2po2. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here