Reperët kosovarë 2po2 dhe Gold AG kanë realizuar një këngë të re duet e cila titullohet “Falem ty”.

Kënga sapo ka përfunduar dhe kompozitor e producent i këngës është vetë Besnik Canolli, i njohur si 2po2.

Kënga “Falem ty” ka një tematikë më ndryshe se që jemi mësuar deri më tash nga reperat tanë dhe flet për gërshetimin e ndjenjave për fenë dhe kombin. Refrenin e kësaj kënge e këndon kompozitori Andin Randobrava.

Reperët ende nuk e dinë nëse do t’i realizojnë videoklip ose jo kësaj kënge.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here