Reperi Besnik Canolli i njohur si 2po2, i cili që nga viti 1995 është i angazhuar në hip-hopin shqiptar, nuk ndalet së krijuari hite të reja.

2po2 për datën e të dashuruarve, 14 shkurt, do të sjellë një këngë të re. “Gjithë jetë” titullohet kënga e cila flet për dashurinë e një çifti. Kjo këngë është në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Flori Mumajesi.

Teksti i këngës është realizuar nga vetë reperi, muzika nga Flori, ndërsa klipi do të realizohet nga Entermedia. Për 2po2 dhe Florin nuk është ky bashkëpunimi i parë, pasi që ata kanë realizuar edhe më herët këngën “Crazy Girl”.

Reperi 2po2 gjatë vitit 2011 realizoi albumin “Authentic” dhe shumë këngë prej këtij albumi u bënë hite.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here