Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi në vitin 2016 u bë pjesë e mediave rozë për shkak të thashethemeve se ajo dhe i dashuri i saj Evaldi i kishin dhënë fund historisë së tyre disavjeçe të dashurisë.

Shkak për ndarjen e çiftit u përfol se ishte largësia për shkak se Xhesika nisi karrierën e saj si modele në ShBA, ndërsa ai jetonte në Tiranë. E nëse për modelen bukuroshe nuk dihet asgjë nga jeta private që nga viti 2016, Evaldi ka gjetur sërish dashurinë e madje e ka celebruar lidhjen e tij në martesë në fund të 2018-ës. 

Kjo është zbuluar ditën e sotme nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka publikuar disa foto të shkrepura gjatë celebrimit në ambientet e Bashkisë duke uruar çiftit e ri që siç shkruan ai ka qenë i fundit i celebruar në vitin që lamë pas. 

Dhe bashkëshortja e Evaldit, një bukuroshe brune me emrin Fiona, është shumë e afërt me politikanen demokrate Suzana Guxholli, ish-këshilltare e ekonomisë e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ka qenë gjithashtu e pranishme në ceremoni. 

Sa kemi mundur të mësojmë Fiona e ndan jetën e saj mes Shqipërise, Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Bordo/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/2-vjet-pas-ndarjes-martohet-ish-dashuri-i-xhesika-b-613233/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here