2- vjeçari nga Kosova pjesë e agjencive të reklamave në ZvicërNdoshta nuk do ta besoni që ky djalë ka vetëm 2 vjet e gjysmë ndërsa që nuk e ka aspak problem të përballet me aparatin kur është fjala për fotografi.

Ardi Klimentaj është nga Peja ndërsa ka lindur në Bern të Zvicrës dhe për vetëm pak kohë ka arritur që të nënshkruaj 2 kontrata të modës në të cilat do të prezantohen gjatë vitit 2016, ndërsa që vazhdon të jetë i kërkuar nga agjencione të ndryshme të modës, raporton Indeksonline.

Talentin e tij për fotografi e zbulojë e ëma, gjatë kohës që i bënte foto vetëm për qejf. Ajo ka zbuluar që Ardi ka shumë talent dhe pasion për kamerën dhe tash e një vit ai realizon vazhdimisht fotografi profesionale me të cilat ka arritur të mbledh mbi 27 mijë ndjekës në Instagram.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here