Ka qenë një megaparty që Lori Hoxha, vajza e madhe e presidentit të ndjerë të “Top Channel”, Dritan Hoxha, ka organizuar në ambientet e “Diesel Hall” në Tiranë, për të festuar 18-vjetorin e ditëlindjes së saj.

Në darkën gjithë klas, përveç shoqërisë së saj, ishte i ftuar dhe një staf i zgjedhur nga “Top Channel”, dhe po ashtu këngëtarët e saj të preferuar, mes të cilëve Dafina Zeqiri, Big Basta, Flori Mumajesi, Tuna Sejdiu etj.

Ajo ka bërë bashkë për herë të parë, pas divorcit të tyre artistik, dy këngëtarët e saj të preferuar, Flori Mumajesin dhe Big Bastën. Lori ka shprehur gjithmonë konsideratën për këta këngëtarë, dhe ndaj ka menduar t’i ketë të dy bashkë në ditëlindjen e saj, edhe pse ata nuk bashkëpunojmë mes tyre si dikur.

Big Basta ka hapur party-n me këngën e tij të re “Bounce with dhe star”, ndërsa festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, me debutimin e këngëtarëve e tjerë, duke i dhënë mbrëmjes notat e një koncerti festiv. Ndërkohë, në një ekran të madh në “Diesel hall” shfaqeshin imazhet e një makine Lamborgini të bardhë, dhuratë nga nëna e saj, Vjollca Hoxha.

E në këtë mbrëmje, Lori, tashmë një studente e vitit të parë në Tiranë, ka marrë shumë dhurata nga të gjithë të ftuarit në mbrëmjen që i dedikohej dhe kalimit të saj në moshën e maturisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here