Yjet e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Teri Hatcher, Felicity Huffman, Marcia Cross dhe Eva Longoria do të fitojnë secila nga 12 milion dollarë për të qenë përsëri protagoniste në dy sezonet e reja.

Një shifër e tillë do t’i shndërrojë ato në aktoret më të paguara ndonjëherë në historinë e televizionit amerikan. Marrëveshja u arrit pas muajsh të zgjatur negocimesh midis aktoreve dhe prodhuesve.

Kjo shumë do të thotë se ato do të përfitojnë nga 250 mijë dollarë për çdo seri të edicionit të tetë dhe të nëntë të “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”.

Një burim pranë prodhuesve, deklaroi: “Ishim të detyruar të pranonim kërkesat e vajzave. Ky serial fiton shumë para për t’u ndërprerë tani”. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here