Plot 12 këngë të këngëtares tanimë të vdekur Amy Winehouse nuk do të mund të dëgjohen nga publiku kurrë pasi ajo e ka ndaluar publikimin e tyre përpara se të vdiste.

Pronarët e “Island Records UK” thanë se ata kishin materiale të bollshme për të realizuar një koleksion të katërt me Amy Winehouse. Por ata nuk munden ta bëjnë diçka të tillë pasi këngëtarja e ndjesë u kishte bërë të qartë se nuk do të lejonte publikimin e tyre.

“Janë disa këngë që ajo i kishte në përpunim apo ato që nuk e kishte publikuar dhe se nuk do ta bëntë diçka të tillë. Ne do respektojmë vendimin e saj”, tha përfaqësuesi i shtëpisë muzikore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here