Një pjesë e tyre ndiznin dhe digjnin boks-ofisin, ndërsa të tjerët janë lavdëruar nga kritikët.

Megjithatë, pothuaj se të gjithë nga kjo listë do të mundohen që të arrijnë deri te statuja më e rëndësishme e artë e quajtur “Oskar”.

10. ”Zanafilla”

Ndoshta filmi më i mirë i regjisorit Kristofer Nolan nga aspekti teknik, por krahasuar me filmat e tjerë, si “Kalorësi i zi” dhe “Pagjumësia”, është film me sfidë më të madhe vizuale si për regjisorin ashtu edhe për aktorët. Ekipi është i udhëhequr nga i shkëlqyeshmi Leonardo di Kaprio, kurse krahas tij të shkëlqyer janë edhe Marion Kotiar, Zhozef Gordon Levit dhe Elen Pejxh.
9. ”Rrjeti social“

Kryevepra e Dejvid Finçer dhe pretendenti më i madh i çmimit “Filmi më i mirë”, por edhe i “Regjisori më i mirë”. “Rrjeti social” flet për fillimet e krijimit të “Fejsbukut”, kurse në rolin e krijuesit Mark Cukerberg shfaqet Xhese Ejsenberg, për të cilin gjithashtu pritet që të nominohet për “Oskar”. Krahas Ejsenberg, aktrojnë edhe Endru Garfild dhe Xhastin Timberlejk.
8. ”Herafter”

Filmi më i ri i Klint Istvud ndau shumë mendimet. Disa kritikë e quajtën si një ndër filmat më të mërzitshëm të vitit, kurse të tjerët e lavdëruan. Megjithatë, ky është një triler me temë për të mbinatyrshmen dhe për atë se çfarë na pret në të vërtetë pas vdekjes? Rolin kryesor e luan Met Dejmon dhe ngadalë ky partneritet filmi rritet në atë të De Niros dhe Skorseze.

7. “Tregimi për lodrat 3“

Filmi i vetëm vizatimor në këtë listë dhe njëkohësisht filmi më fitimprurës nga të gjithë filmat e treguar në këtë listë, me mbi një miliardë dollarë. Krahas suksesit në boks-ofis , pjesa e tretë solli lëvdatë universale nga kritikët, të cilët e emëruan si njëri ndër filmat më perfektë vizatimorë.
6. ”Rruga për kthim“

Krijimi i fundit i regjisorit Piter Vir me Xhim Stuxhes, Kolin Farell dhe Ed Haris, do të ketë distribuim të kufizuar në vitin 2010, por u gjend në këtë listë si njëri ndër filmat më të mirë për këtë vit. ”Rruga për kthim“ konsiderohet si filmi i cili mund t’ua ndryshojë planet filmave si “Rrjeti social” dhe “Mjellma e zezë“, por koha do të tregojë për këtë.
5. ”Dhuntia e vërtetë“

Vëllezërit Itan dhe Xhoel Koen, pas Oskarit për “Nuk ka tokë për të huaj”, kthehen sërish në derën e madhe me “ Dhuntia e vërtetë”. A do ta fitojë Xhef Brixhis për herë të dytë “Oskarin” për vetëm dy vite ngelet të shohim në shkurt të vitit të ardhshëm. Krahas Brixhis, në film luajnë edhe Met Dejmon dhe Xhosh Brolin.
4. “Tempest“

Holivudi nuk ka pasur film shekspirian që nga “Shekspiri i dashuruar” i vitit 1998 me Guinet Palltroun në rolin kryesor,dhe pas pauzës dymbëdhjetë vjeçare, Shekspiri është aktual sërish në Holivud. Në adaptimin më të ri të dramës “Tempest” luajnë fituesja e Oskarit Helen Miren, Alfred Molina dhe komiku Rasel Brend.
3. ”Druri i jetës”

”Druri i jetës“ është filmi më i ri i regjisorit Terens Malik, i cili pas pauzës pesë vjeçare, pas filmit të fundit “Bota e re”, u kthye në ekip në filmin me aktorin e tij të preferuar Shon Pen. Krahas fituesit të dyfishtë të “Oskarit” Pen, në film luan edhe Bred Pit.

2. ”Luftuesi“

Filmi biografik për boksierin Miki Vard me rol kryesor të luajtur nga Mark Volberg. Megjithatë, ekspertët e Holivudit thanë se i shkëlqyeshmi Kristian Bejl në rolin e vëllait të tij, do t‘ia grabisë famën Markut dhe do të fitojë nominimin e parë për “Oskar” që prej kohësh e ka merituar. Ndoshta nuk do të jetë legjendar si te ”Demi i tërbuar“ i Martin Skorsezes, por do të gjejë vendin e tij nën diell.

1. “Mjellma e zezë“

Kryevepra e fundit e Daren Aronofski dhe ndoshta filmi më i mirë i tij është drama psikologjike ”Mjellma e zezë“ në rolet kryesore me Natali Portman dhe Mila Kunis. Portman është favoritja kryesore për “Oskar” për vitin e ardhshëm, kurse filmi, gjithashtu, në kategoritë kryesore për regji, efekte vizuale, por edhe për filmin më të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here