Ethet e ndarjes së çmimeve “Oscar” tashmë kanë filluar ani pse ka edhe gati një muaj deri në natën finale.

Çmimet më të mëdha për kinematografinë do të ndahen më 27 shkurt në kinemanë “Kodak” në një ceremoni që do të udhëhiqet nga James Franco dhe Anne Hathaway. Por kritikët e filmit tashmë kanë vërshuar me bastet për filmat që do të mund të nominohen në janar.

Dhjetëshja e pretendentëve që më 25 janar kanë shanse të gjenden në listën e të nominuarve, është hedhur në tavolinë.

“The Social Network”
Ky është filmi për të cilin këtë vit është folur më së shumti, ani pse në arkën filmike nuk ka çuar aq shumë peshë. Kritikët e filmit megjithatë e kanë pranuar dhe pa hezitim besojnë se nominimi i tij për “Oscar” është i pashmangshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here