Michael dhe Juanita Jordan: 168 milionë dollarë.Lojtari legjendar i basketbollit u martua me një punonjëse banke në Chicago, Juanita Vanoy, më 1989-ën.

Gjatë kësaj periudhe, kishte nënshkruar një kontratë për 8-të vjet me një shumë prej 25 milionë dollarë me grupin “Bulls Chicago”, njëkohësisht kishte fituar ekstra edhe 30 dollarë në një vit nga Nike dhe donatorë të tjerë.

Gjatë divorcit të martesës së tyre, e cila përfundoi në dhjetor të 2006-ës, Jordani kishte fituar më shumë se 350 milionë dollarë, ndërsa Juanita u kompensuar për divorcin me shumën 168 milionë dollarë, duke bërë divorcin e tyre më të shtrenjtë në historinë e Hollivudit.

-Neil Diamond & Marcia Murphey: 150 milionë dollarë
Këngëtari Neil është martuar më 1969-ën me Murphey, një asistente të një kanali televiziv, pak kohe se të qarkullonte albumi i tij i pare me titullin: “Touching You, Touching Me” në fund të vitit 1970. Këngëtari Diamond Neil ishte një prej muzikanteve më të suksesshëm të show biz-it, me një fitim vjetor prej 14 milionë dollarë. Pas 25 vjet martesë me 1994, Murphey parashtroi kërkesë për divorc, duke përmendur papajtueshmëri karakteri. Tërheqja nga martesa e tyre kushtoi me gjysmën e pasurisë të Diamond, i cili më vonë komentoi se: “Ajo kushton çdo qindarkë. Unë shpresoj që të gjej lumturi të tilla pavarësisht të hollat.

-Steven Spielberg dhe Amy Irving: 100 milionë dollarë
Regjisori Steven dhe Amy u njoh, kur kjo e fundit shkoi në provë për filmin: Close Encounters of the Third Kind» më 1977. Ata u martua në vitin 1985, pasi Spielberg kishte shijuar tashmë suksesin e filmit të parë “Indiana Jones” dhe “ET”. Ata pas 4-vjetësh morën një divorc martesë. Irving me sukses kontestoi kontratën e tyre, e cila ishte shkruar në një pecetë ku shpërblehej me 100 milionë dollarë që zinin gjysmën e pasurisë të regjisorit. Sot, prona shkon në 3 miliardë dollarë.

-Madonna dhe Guy Ritchie: 76-92 milionë dollarë
Edhe pse divorci i “Mbretëreshës pop” dhe Guy Ritchiei, vlerësohet në rreth 76-92 milionë dollarë, ku Madona do t’i japë ish-burrit. Çifti u takua me Sting dhe gruas së tij, Trudie Styler, në vitin 1999. U martuan në dhjetor të vitit 2000, 4 muaj pas lindjes së djalit të tyre, Rocco, divorci i tyre ishte shpallur në tetor 2008.

-Harrison Ford & Melissa Mathison: 85 milionë dollarë
Çifti u takuan në vitin 1977 në një darkë dhe u martuan në vitin 1983. Gjashtë vjet më vonë, Harrison Ford bëhet një nga aktorët më të shtrenjtë në Hollivud, duke marrë 7 milionë dollarë për të luajtur në filmin “Presumed Innocent”. Deri në vitin 1995 ka bërë të mundur të rrisë fitimet deri në 20 milionë dollarë për çdo film. Divorci midis tyre përfundon në vitin 2004. Melissa ka kërkuar për të ardhmen pjesë të fitimeve nga filmat, pasi kishin punuar së bashku më të, nga shitja e DVD-së trilogji “Indiana Jones”.

-Kevin Costner dhe Cindy Silva: 80 milionë dollarë
Një Kevin Costner dhe Cindy Silva u njohën në Universitetin shtetëror të Kalifornisë dhe ishin martuar në vitin 1978. Gjatë 16-vjetëve martesën të tyre, Costner u bë një nga aktorëve më të shtrenjtë në Hollivud, ndërsa filmi “Dancing ëith Wolves” (1990) fitoi 7 Oscars (duke përfshirë edhe një Oskar si regjisor i filmit më të mirë për njëjtë film). Costner vetëm në vitin 1991 fitoi, 50 milionë dollarë në një kohe që me Cndy Silva ishte martuar gjatë atyre viteve me të suksesshme, për divorcin “shpërblehet” me 80 milionë dollarë.

-James Cameron dhe Linda Hamilton: 50 milionë dollarë
Regjisori më i suksesshëm i kinematografisë të të gjitha kohërave, si “Titanik”, ishte martuar në korrik të 1997-ës me aktoren që luajti në filmin me titull “Terminator”. Së bashku lindën një vajzë, por martesa e tyre nuk zgjati gjatë, vetëm 18 muaj. Regjisori Cameron fitoi afërsisht 100 milionë dollarë për filmin Titanik (që solli të ardhura sjellë në 1800 milionë dollarë ku Hamilton mori gjysmën e tyre.

-Paul McCartney dhe Heather Mills: 49 milionë dollarë
Në vitin 2002, Paul martohet me të panjohurën Heather Mills, model dhe një aktiviste, që ishte në moshe më pak se 30 vjet. Së bashku lindin në 2003-in një vajzë, Beatriçe, ku tre vjet më vonë vendosin të ndahen. Ajo e akuzoi atë për dhunim. Ai e mbyllte derën e shtëpisë, duke e lëne përjashta nga shtëpia e tyre në Londër. Divorci është diskutuar shume dhe u la për dëmshpërblim Heather Mills, 49 milionë dollarë.

-Phil Collins & Orianne Cevey: 47 milionë dollarë
Në gusht 2008, gazeta britanike njoftoi se Phil Collins i paguan gruas së tretë 47.000.000, sipas marrëveshjes së shkurorëzimit të tyre. Çift, të cilët ishin të martuar për 6 vjet, ku u njohën në një turne artistësh. Përvoja për të nuk ishte e pazakontë, pasi gruan e tij e dytë, Jill Tavelman, për divorcin e ka shpërblyer me 34 milionë dollarë

-Michael & Diandra Douglas: 45 milionë dollarë
Michael Douglas ishte 33 vjeç kur u njoh me 19-vjeçaren Diandra Luker në vitin 1977, në një çast fushate elektorale. U martuan 6 javë më vonë dhe së bashku kanë një djalë, Cameron. U divorcuan pas 22 vitesh në 1999-ën, para pak kohesh se ai te njihej me Catherine Zeta Jones. Gjatë martesës së tyre, karriera e tij filloi me filmat si “Wall Street” dhe “Basic Instinct”. Diandra shpërblehet me 45.000.000$, ndërsa ai mori dy shtëpi në Beverly Hills dhe Majorca.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here