Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez, mbërriti në Ukrainë për të kënduar në një ceremoni martesore në familjen e një prej biznesmenëve më të pasur ukrainas, njoftoi e përditshmja ‘Sevodnja’ në faqen e saj të internetit.

‘Jennifer Lopez, 41 vjeçe, mbërriti me një çarter në qytetin Simferopol, qendra admministrative e gadishullit turistik ukrainas Krime’, konfirmoi e përditshmja duke cituar burime aeroportuale.

‘Ajo do të këndojë përgjatë një ore e gjysmë në një vilë private në Partenit, në afërsi të Jaltës, në Detin e Zi’, sipas të përditshmes.

‘Këngëtarja do të marrë më shumë se një milionë dollarë (706 000 euro) për pjesëmarrjen e saj në këtë ceremoni’, theksoi gazeta, shifrat e së cilës korrespondojnë me ato të së përditshmes britanike ‘The Sun’.

Sipas të përditshmes ‘Sevodnja’ mendohet të bëhet fjalë për martesën e vajzës së Sergei Tarutas, pronar i grupit ‘UID’.

Taruta zë vendim e nëntë mes personave më të pasur në Ukrainë me të ardhura që arrijnë deri në 2,1 miliardë dollarë (1,5 miliardë euro), sipas klasifikimit të publikuar këtë vit nga editoriali i revistës amerikane ‘Forbes’. Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj i tretë, këngëtari Marc Anthony njoftuan më 15 korrik në revistën ‘People’ divorcin e tyre pas shtatë vitesh martesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here