Paris Hilton u pagua 1 milion dollarë për gjirime dy ditore në një klip muzikor për artistin Korean Kim Jang Hoon.

Trashëgimtarja e hoteleve, e cila është marrë pak edhe me muzikë në të kaluarën, është paraqit në videon e re të Hoon në Malibu derisa shëtiste nëpër plazh.

Agjensioni i këngëtarit tha: “Ne kemi marrë në konsiderim emra të mëdhenj të Hollywood-it si Jessica Alba, Scarlett Johansson dhe Paris Hilton për rolin kryesor në klipin e Kim. Por pas disa konsultimeve vendosëm që Paris të jetë fituesja pasi që përshtatej më shumë me kërkesat tona”.
Kënga është baladë e cila do të shfaqet në versionin 3D dhe do të lansohet me 4 tetorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here