Nëse dëshironi që Nicole Scherzinger të interpretojnë në festën tuaj private, atëherë gjepi juaj duhet të jetë mjaft i thellë.

Anëtarja e jurisë së X Factor, është paguar 1 milion dollarë për një paraqitje vetëm 45 minutëshe, në një festë të organizuar nga banka më e madhe në Dubai.

Një burim tha: “As Nicole se ka paramenduar atë pagesë. Nuk morri shumë kohë nga agjenda e saj dhe në Dubai erdhi me aeroplan të klasit të parë. Janë para të lehta”.

Menjëherë pas kësaj, ajo u rikthye në Los Angeles ku po punon në përfundimin e albumit të ri.
Me këtë shumë parash, i dashuri i saj Lewis Hamilton mund të pres një dhuratë më të mirë për Krishtlindje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here