Artistë nga të gjitha trevat shqiptare për të nëntën herë me radhë do të bëhen bashkë në evenimentin, i cili ka marrë epitetin mbrëmja e yjeve.

Tepihu i kuq, çmimet, programi artistik e shumë befasi të tjera janë pjesë të agjendës së këtij edicioni të “Videofestit muzikor”, i cili organizohet nga instituti për kulturë dhe sport “INKUS” në bashkëpunim me Kohavisionin.

Evenimenti i vetëm në Kosovë që shpërblen videoklipet do të mbahet në mbrëmjen e 16 majit, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Krahas shpërblimeve, programi artistik i

Videofestit muzikor” këtë vit do t’i dedikohet dashurisë. Këngëtarja Yllka Kuqi, e shoqëruar nga vokalisti i grupit “Kthjellu”, Mentor Haziri, janë përzgjedhur të jenë nikoqirë të ceremonisë.
Erolld Belegu, organizator i “Videofestit muzikor”, ka thënë se tashmë është bërë përmbledhja e videoklipeve që do të klasifikohen për të hyrë në garë.

Është përmbyllur procesi i pranimit të videoklipeve. Të gjitha videoklipet muzikore që janë transmetuar në televizionet tona deri më tani do të hyjnë në konkurrim”, ka thënë ai, derisa ka shtuar se përzgjedhja e parë do të bëhet nga televizionet që bashkëpunojnë me “Videofestin”.

Më pas do të formohet juria e cila bën identifikimin e nominimeve”, ka thënë Belegu.Sipas Belegut, sikurse vitet e kaluara, nominimet do të bëhen në gjashtëmbëdhjetë kategori, por me disa ndryshime.

Këtë vit do të fokusohemi më shumë te shpërblimet e publikut. Do të shpërblejmë videoklipin më të shikuar në ‘you tube’, atë më të pëlqyer në ‘facebook’ e të ngjashme”, ka thënë Belegu.

Duke thënë se nominimet për çmimet e “Videofestit muzikor” do të publikohen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, Belegu ka thënë se këtë vit përzgjedhja do të bëhet nga një produksion i jashtëm, që nuk është në konkurrencë.

Vlerësimi do të bëhet në bashkëpunim me produksione të jashtme, që nuk janë pjesë e garës, në mënyrë që të jemi sa më transparentë”, ka thënë ai.

Belegu po ashtu ka theksuar rolin e “Videofestit muzikor” në ngritjen e cilësisë së videoklipeve shqiptare. “Përveç që ka ndikuar dukshëm në rritjen e cilësisë së videoklipeve, “Videofesti” po ashtu ka pasur një evolucion përgjatë edicioneve sa i përket organizimit dhe gjithçkaje tjetër”, ka thënë ai.

Ndërkohë drejtori artistik i “Videofestit muzikor”, Florent Boshnjaku, ka siguruar se programi artistik i këtij evenimenti do të jetë atraktiv.Këtë vit kemi përzgjedhur dashurinë si temë të spektaklit dhe gjithçka do të lidhet me të”, ka thënë Boshnjaku.

Ai ka shtuar se tashmë është në përgatitje të pikave artistike që do ta shoqërojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Do të ketë tetë deri në dhjetë pika, kryesisht muzikore. Do të këndohen hite botërore të periudhave të ndryshme që i kushtohen dashurisë, por ka edhe disa këngë shqipe”, ka thënë Boshnjaku.
Duke thënë se organizatorët janë duke punuar që të ofrojnë një program sa më atraktiv, Boshnjaku ka thënë se kjo gjë do të realizohet në bashkëpunim me këngëtarë të rinj që kanë pushtuar skenën muzikore shqiptare.
“I kemi bërë aranzhimet e këngëve, do të ketë edhe përpunime. Kryesisht këngët do të interpretohen nga artistë të rinj që kanë famë.

Qëllimi është që t’u jepet më shumë hapësirë talenteve të reja”, ka thënë ai.
Vitin e kaluar në edicionin e tetë të “Videofestit muzikor”, ka triumfuar videoklipi “Amazing Girl” i Dafina Zeqirit. Në garë për këtë çmim ishin edhe videoklipet “Dy shokë” i Nora Istrefit, “S’të fal” i “Kthjellu” dhe Florit, si dhe “VIP” i grupit “Skillz”./koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here