Liam Neeson përsëri e ka dëshmuar suksesin në arkën filmike. Trileri i Neeson “Unknown”, ka debutuar duke u radhitur në vendin e parë, me gjithsej 21,8 milionë dollarë të grumbulluar.

Filmi ka ndjekur hapat e suksesit të hitit aksion “Taken”, kanë bërë të ditur përfaqësues të studios që ka realizuar filmin.

Një tjetër film aksion, i titulluar “I am number four”, është radhitur në vendin e dytë me gjithsej 19,5 milionë dollarë. Në filmin “Unknown”, Neeson paraqitet në rolin kryesor, duke portretizuar një burrë që zgjohet nga koma dhe kupton se gruaja e tij pretendon se nuk e njeh dhe se një burrë tjetër ka marrë identitetin e tij.

Ndërsa në filmin “I am number four”, rolin kryesor e luan Alex Pettyfer, i cili portretizon një jashtëtokësor refugjat në tokë që zhvillon fuqitë e tij mbinatyrore në betejën me djallin që përpiqet të shkatërrojë planetin.

Komedia “Big Mommas: Like father, like son”, që po ashtu ka qenë film i ri këtë javë, është radhitur në vendin e pestë me 17 milionë dollarë të grumbulluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here