Bendi “U2” është shpallur si grupi me turneun më të popullarizuar në Amerikën Veriore gjatë vitit që lamë pas.

Rokerët irlandezë filluan turneun e tyre “360” në shtator duke mbajtur 20 koncerte, ndërsa pjesa më e madhe e koncerteve do të mbahen gjatë këtij viti.

Kështu, sipas një liste të publikuar nga Pollstar, U2 ka fituar 123 milionë dollarë me shitjen e biletave, ndërsa në vend të dytë është renditur Bruce Springsteen me grupin “E Street Band” që gjatë turneut të tyre kanë fituar 94.5 milionë dollarë me shitjen e biletave.

Top-pesëshin e mbyllin Sir Elton John, Britney Spears dhe AC/DC, ndërsa në top-dhjetësh përfshihen edhe Kenny Chesney, “Jonas Brothers” dhe Miley Cyrus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here