Prodhimi i shtëpisë kinematografike “Disney” që flet për dy personazhe të vitit 1982 me lojën e aktorëve Garrett Hedlund dhe Olivia Wilde i përthekuar nën titullin “Tron: Legacy” është filmi më i shikuar në Amerikë.

Afro 45 milionë dollarë është shuma që filmi me regji të Jeff Birdges ka arkëtuar për vetëm shtatë ditë të shfaqjes së tij në kinematë amerikane.

Para një jave besonim se filmi do të jetë në listën e pesë filmave më të shikuar. Kjo është përtej parashikimeve”, ka thënë Chuk Viani, shef i shpërndarjes në “Disney”.

Larg fitimeve të “Tron:…” në listën e filmave më të shikuar renditet filmi “Yogi Bear” me regji të Dan Aykroyd prodhim i shtëpisë kinematografike “The Warner Bros” me vetëm 16 milionë dollarë fitime, ani pse këtij filmi i ishte bërë një reklamë e madhe në gjithë Amerikën.

Në vendin e tretë këtë javë është pozicionuar filmi “The Chronicles of Narnia: The Voyage of the Dawn Treader” me 12 milionë dollarë të arkëtuara. Filmat “The Fighter” dhe “How do you know” përmbyllin pesëshen e filmave më të shikuar të javës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here