Të dielën në “Zhurma Show Awards 2011” që do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, do të ndahen çmimet për këngët më të mira të këtij viti. Në mesin e këngëve të përzgjedhura është edhe kënga “Tipsy e Adelina Eminit dhe Genc Prelvukajt.

Adelina ndjehet e kënaqur dhe e privilegjuar që është pjesë e këtij evenimenti, që sipas saj, është mjaft cilësor.

“Jemi të nderuar që kënga ‘Tipsy’ është e nominuar në ‘Shurma Show Awards 2001’, përderisa ka zërë vend të këtë eveniment them se është këngë dhe videoklip i pëlqyer”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Në “Zhurma Show Awards” ndahen çmime të ndryshme, e që për Adelinën kjo është një plus. “E rëndësishme për mua gjithnjë është pjesëmarrja, por edhe çmimet e kanë një kënaqësi në vete. Dhe nuk do të ishte keq edhe nëse shpërblehemi me ndonjë çmim”, përfundon ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here