Boom klikimesh në internet për talent show-n “The Voice of Albania”. Ne faqen zyrtare të programit dhe në ate të Facebook dedikuar atij, populli i internetit ka reaguar në masë, duke treguar interes, në zbulim të zërit të Shqipërisë.
“Menjeherë pas nisjes së ‘The Voice of Albania’ në Top Channel mbrëmjen e se premtes, u vu re nje interes shume i madh i publikut ne faqen ne Facebook te programit, si edhe ne faqen e dedikuar ne websiten e Top Channel. Komentet e shumta shprehnin entuziazem dhe vleresim per kete show te ri te Top Channel”, thotë webmastari Igli Gjelishti.

Ne javet ne vazhdim, do te mundesohet nje komunikim i drejperdrejte mes perdoruesve te internetit dhe artisteve pjesemarres ne “The Voice of Albania”.

“Ne javet ne vazhdim, sidomos gjate fillimit te neteve ‘live’, sic e parashikon ky format, lidhja mes konkurrenteve dhe publikut do te forcohet nepermjet internetit. Aq e madhe do te jete kjo nderthurje, qe programi do te kete edhe nje prezantues per pjesen online, pervec prezantuesit televiziv, qe do te quhet V-Reporter dhe do te ndjeke konkurrentet hap pas hapi jashte skenes, per te pare si do te ndryshoje jeta e tyre gjate programit, dhe per te percuar tek ta pyetjet dhe mesazhet e shikuesve”, shton Gjelishti./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here