Anthony Hopkins ka udhëhequr arkën filmike në Amerikën Veriore me trilerin “The Rite”.

Filmi ka grumbulluar gjithsej 15 milionë dollarë nga shitja e biletave vetëm për tri ditë prej se ka nisur të shfaqet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Lajmin e ka konfirmuar distributori “Warner Bross”. Me gjithë kritikat e ashpra për filmin, filmi ka tejkaluar pritjet sa i përket arkës filmike.

Po ashtu ribërja e trilerit, “The Mechanic”, në të cilin rolin kryesor e luan Jason Statham, ka grumbulluar 11,5 milionë dollarë dhe është radhitur në vendin e tretë.

Komedia romantike me protagonistë Natalie Portman dhe Ashton Kutcher, “No Strings Attached”, e cila javën e kaluar ishte në vendin e parë, është radhitur e dyta me gjithsej 39,7 milionë dollarë të grumbulluar.

The King’s Speech”, i cili ka marrë 12 nominime për “Oscar” ka pësuar rënie në pozitën e pestë, me 11,1 milionë dollarë të grumbulluar.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here