Pas më shumë se dy javësh, filmi “The Expendables” është larguar nga vendi i parë në arkën filmike. Filmi  i zhanrit horror “The Last Exorcism”, ka kaluar në vendin e parë, pas vetëm një dite kur kishte dalë në premierë.

Për vetëm 48 orë filmi ka  mbledhur në arkat e tij plot 15 milionë euro. Në ndërkohë, prodhimi i “Sony’t “Takers”, është pozicionuar në vendin e dytë këtë javë duke e lënë filmin  “The Expendables”, në vendin e tretë. Në këtë film luajnë aktorët Chris Brown, Matt Dillon dhe është një tregim dashurie dhe komik.

Ndërkohë që lista e filmave më të shikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdohet me filmat si “Eat Pray Love” me aktoren Julia Roberts dhe ‘Vampires Suck”, “Lottery Ticket” dhe “Piranha”.

Sipas kritikës amerikane filmat të cilët po kryesojnë listat e filmave më të shikuar, janë shumica tregime horror, gjë që tregojnë kahen e kinematografisë së Hollywood-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here