Polanski me filmin “The Ghost Writer”, është në mesin e pesë të nominuarve për çmimin e regjisorit më të mirë evropian, i cili do të ndahet kryeqytetin e Estonisë, Tallinn, më katër dhjetor.

Po ashtu është filmi i tij është nominuar edhe për çmimin kryesor. Ylli skocez Ewan McGregor është nominuar për aktorin më të mirë për rolin e tij në film.

“The Ghost“ është nominuar edhe në katër kategori tjera. Bazuar në novelën e Robert Harris, “The Ghost” ka për temë rrëfimin e një gazetari, i cili ka për detyrë të shkruajë biografinë e ish – kryeministrit të Britanisë.

Në garë për këtë çmim është edhe “The Secret in Their Eyes”, një triler argjentinas i cili u mori “Oscar” për filmin më të mirë të huaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here