Regjisori Roman Polanski, i cili me filmin “The Ghost Writer” nuk hyri në garë për “Oscar”, mori një lloj ngushëllimi të premten mbrëma, kur elita kulturore franceze e shpërbleu trilerin me katër çmime “Cesar”.

Çmimet që mori Polanski – të cilat janë versioni francez i Academy Awards – përfshijnë edhe çmimin për regjisorin më të mirë.

Polanski ishte përkrahur fuqishëm nga filmbërësit dhe politikanët e famshëm francezë kur u arrestua në shtator të vitit 2009, me akuzën se kishte pasur marrëdhënie me një të mitur.

Regjisori me origjinë polake,Polanski, pranoi çmimet për filmin “The Ghost Writer” (në të cilin rolet kryesore i luajnë Pierce Brosnan dhe Ewan McGregor), nën duartrokitjet e mbështetësve dhe adhuruesve të tij, në sallën e operës “Theatre du Chatelet”.

Përveç çmimit për regjisorin më të mirë, ai mori edhe çmimin për skenarin më të mirë të përshtatur bashkë me Robert Harris, atë për montazhin më të mirë dhe për muzikën më të mirë. Megjithatë, çmimi për filmin më të mirë iu nda “Of Gods and Men”.

Në ceremoninë e 36-të të “Cesars Awards”, Polanskit iu ofrua mundësia që të punojë në një film të ri, që është përshtatje e komedisë fituese të “Tony Awards”, të Yasmina Reza.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here