Horor filmi “The devil inside” më në fund hoqi nga top lista dhe vendi i pari filmin “Mission impossible 4” në boks ofisin në SHBA.

Filmi në regji të Vilijam Brent Bel ka përfituar 34 milion dollarë nga vikendi i parë, përfitim i cili i mundësoi pozitën e parë.

“Mission impossible 4” radhitet në vendin e dytë me përfitim prej vetëm 20 milion dollarë vikendin e kaluar ndërsa vazhdimi i “Sherlock holmes” ka përfituar 14 milion dollarë, të mjaftueshme për pozitën e tretë.

Pas 4 javë emitim, përfitimi i gjithsej i “Mission impossible 4” është 170 milion dollarë ndërsa e “Sherlock holmes” 157 milion dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here