Filmi i regjisorit Robert Redford Lincol “The Conspirator” do ta hapë Festivalin ndërkombëtar të filmit në Toronto të Italisë, i cili fillon më 9 shtator.

Filmi është përzgjedhur nga juria e festivalit si njëri ndër prodhimet më të mira të kinematografisë amerikane që ka marrë nota pozitive nga kritikët e filmit.

Filmi në të cilin luajnë aktorët James McAvoy, Robin Wright Pen, Kevin Kline dhe Evan Rachel ka personazh kryesor një hero i cili zbulon një konspiracion të shtetit kuban ndaj Amerikës.

Jo më pak i rëndësishëm në këtë festival do të jetë edhe filmi “Never Let me go” i regjisoreve Keira Knightley dhe Carey Mulligan’s. Pjesëtarët e një shkolle të cilët bëjnë një jetë nuk përkon me realitetin, janë “personazhe” të rrëfimit të këtij filmi.

Repertori i festivalit pritet të jetë më i pasuri deri më tani, duke ofruar afro 25 filma premierë nga e gjithë bota.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here