Arkimed Lusha (Stresi), E. Bashaj, R. Kurti, S. Kallabaku dhe A.Xh., akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, me date 22 dhe 23 korrik 2010, kane kryer vepren penale te gjobevenies ndaj Bombajt.

Fillimisht çeshtja eshte regjistruar nen akuzen e “marredhenies seksuale me dhune me te mitura” pa autor.

Me pas, Bombaj ka paraqitur nje kallezim penal ne polici per kanosje ndaj shtetasit Albert Xh., babait te vajzes qe ka bere denoncimin ne polici per perdhunim. Krahas ketij kallezimi, Prokuroria e Tiranes ka regjistruar kallezimin edhe per gjobevenie, ku regjisori denonconte disa te rinj.

Sipas kerkeses per gjykim, hetimet kane provuar se Bombaj ka qene drejtues i qendres “Sirea Film”, qe kishte si objekt identifikimin, zbulimin dhe shkollimin e talenteve te reja ne fushen e artit, muzikes etj. Ne kete qender ka qene regjistruar edhe A.XH. Me 30 gusht 2010 Bombaj ka vendosur perjashtimin e saj nga qendra me motivacionin ulje te nivelit artistik dhe kete vendim ia ka bere te ditur babait te vajzes. Nje vendim i tille nuk eshte pritur mire nga Alberti, i cili duke u ndier i ofenduar, ka fyer dhe share Bombajn. Alberti ka shkuar ne Burrel dhe ka marre vajzen e tij ne koncert.

Nderkohe Bombaj ka bere denoncim ne polici. Nje dite pas denoncimit, ne Komisariatin e Policise Nr. 1 ne Tirane eshte paraqitur e pandehura A.Xh.

Ne prani te xhaxhait dhe psikologes ka paraqitur kallezimin perkates, ku thote se ne moshen 10-vjeçare Bombaj ka kryer kunder deshires se saj marredhenie seksuale ne ambiente te apartamentit te tij. Ajo ka treguar se ne dhjetor 2009 eshte ftuar nga Bombaj ne banesen e ketij te fundit. Pasi kane hyre ne banese, ku nuk ndodhej asnje njeri, sipas kallezueses, ai ka kryer marredhenie seksuale me te. Ka treguar edhe disa episode. Per keto ngjarje, e mitura ka vene ne dijeni edhe Arkimed Lushajn (Stresin).

Sipas akuzes, ne fund te muajit korrik 2010, me kerkese te A.Xh. eshte zhvilluar nje takim mes Bombajt dhe Stresit e disa shokeve te tij. Arsyeja ka qene se keta pese persona duhet ta detyronin Bombajn te terhiqte vendimin e pezullimit te A. Nderkohe, vete te pandehurit gjate deklarimeve ne prokurori kane pohuar se kane mesuar nga vajza qe Bombaj ka kryer marredhenie seksuale dhe kane tentuar t’i sqarojne keto rrethana. Nga ekspertimi mjekoligjor ka rezultuar se vajza ka qene e defloruar me pare, por nuk eshte provuar koha dhe periudha. Akuza thote se kallezimi i vajzes eshte i pambeshtetur ne prova dhe çeshtja eshte pushuar ndaj Leonard Bombajt.

Prokuroria ka bere nje rezyme te karrieres se vajzes, e cila kohet e fundit, sipas studios ku punonte, kishte nje shthurje artistike. Ata e kane keshilluar te hiqte dore nga shoqeria qe kishte zene, si dhe t’i kthehej rruges se artit. Megjithate, ajo nuk ka pranuar dhe ka kerkuar ndihme te Stresi, me te cilin ishte njohur ne veren e vitit 2009. Gjate nje takimi midis vajzes, Stresit e Bombajt, ky i fundit mohoi te kete kryer marredhenie seksuale. Disa dite pas ketij takimi, pese persona kane hyre ne banesen e Bombajt dhe e kane dhunuar fizikisht. Madje njeri prej tyre kishte nje pistolete ne dore dhe i kane thene qe duhet te paguante nje shume prej 20000 eurosh, me qellim qe te mos behej publik skandali tij me nxenesen.

Ata i thane se e kishin filmuar dhe nese nuk paguante shumen do e shihte veten ne “YouTube”. Madje e kercenuan me zhdukje fizike. Te pese personat i kane marre Bombajt nje karte krediti dhe te gjithe, duke perfshire Bombajn, kane shkuar ne nje bankomat dhe kane marre nje shume prej 50 mije lekesh. Ne banke kane shkuar me makinen e Bombajt dhe pasi e kane lene ne banese jane larguar me automjetin e tij. Te peste keta persona e kane detyruar regjisorin qe te shese automjetin me vleren 5 mije euro.

Ata e kane detyruar te shkonte te nje noter dhe te bente aktin e shitjes dhe ia kane marre automjetin dhe parate. Regjisori ka kontaktuar me shtetasin Sali Lusha, qe eshte babai i Arkimed Lushes, dhe e ka vene ne dijeni. Dy dite me pas, Sali Lusha ia ka kthyer automjetin Bombajt. Nderkohe, akuza ka vertetuar se nje nga te pandehurit, Erlis Bashaj, i eshte hequr Bombajt si oficer policie. Madje ky person i ka marre edhe nje kallezim me shkrim. Per kete ngjarje, Bombaj ka pohuar se eshte nje hakmarrje e vajzes.

Nderkohe, shoqet e A.Xh. kane pohuar edhe zenkat midis saj dhe Bombajt. Sipas tyre, A. kishte ndryshuar teresisht sjellje ne vitin 2010 dhe vishej ne menyre ekstravagante. Ajo u kishte thene atyre se “do t’i bejme nje video profesor Nardit, t’i nxjerrim bojen neper media”. Shoqja me e ngushte e A.Xh., vajza O.B., ka pohuar se eshte tronditur kur ka marre vesh kallezimin e saj per profesorin dhe ka pohuar se A. ka bere kenge me tekst pornografik me Stresin.

Madje ajo ka mbledhur te gjitha vajzat dhe u ka kerkuar ndihme per te regjistruar profesorin. “Duke u nisur nga menyra e sjelljes dhe e veshjes dhe veçanerisht nga reagimi qe bente karshi stafit pedagogjik, me kerkesen e Leonard Bombajt menaxheri Taulant Çaçellari ne disa takime private e ka filmuar dhe incizuar A., e cila ne disa prej ketyre takimeve deklaronte se do te shkaterronte profesor Nardin, pasi ai po i shkaterronte asaj karrieren.

Ne dy prej ketyre takimeve A. i tregon Taulant Çaçellarit se çfare i kishte ndodhur dhe si kishte reaguar Leonard Bombaj kur ajo, se bashku me djemte, kishin dhunuar banesen e tij. Ne nje filmim tjeter ajo i kerkon Taulant Çaçellarit qe te nderhyje te Leonardi per te mos bere publike lidhjet dhe shoqerite e saj jashte qendres”, pohon prokuroria.

Madje vajza, ne nje incizim audioviziv, i kerkon falje si Leonardit ashtu edhe stafit pedagogjik per akuzat dhe shpifjet qe kishte hedhur ndaj tyre. Bombaj dhe Çaçellari e incizojne A. ne disa raste pa dijenine e saj, e cila ne shume prej shpjegimeve, perveçse provon perpjekjet per te denigruar figuren e Leonard Bombajt, provon njekohesisht edhe akuzat qe Bombaj hedh per te dhe bashkepunetoret.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here