Një prej yjeve të serisë televizive “Shtëpiaket e dëshpëruara”, Nicolette Sheridan kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim në një padi të ngritur ndaj krijuesit të serialit, Marc Cherry. Aktorja pretendon se Cherry ka ushtruar dhunë duke e rrahur gjatë një zënke mes tyre.

Gjithcka pretendohet të ketë ndodhur kur Sheridan kishte kërkuar shpjegime në lidhje me disa detaje të skenarit.  Sheridan pas episodit është hequr nga seriali.

Ndërkohë zëdhënësi i Cherry nuk ka dashur të komentojë cështjen./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here