Lidhje, ndarje, intriga, thashetheme, ky ka qenë bilanci sentimental i këtij viti për këngëtaren nga Shkupi, Adelina Tahiri.

Në fillim me Lorik Canën, mandej me Adrijan Gaxhën dhe sikur të mos mjaftonte me kaq, mediat rozë kanë aluduar për një romancë të re mes saj dhe Seldi Qalliut.

Të fotografuar në paskuintat e “Këngës Magjike” duke u përqafuar siç mund të ndodhë mes dy miqve kolegë, shpejt është shkruar se dyshja po gjen mbështetje në marrëdhënien me njëri-tjetrin. Në fakt, që të dy kanë qenë pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike”, ku si në çdo event tjetër artistik, është normale që këngëtarët të shihen pranë, të bisedojnë e pse jo edhe të përqafohen.

E indinjuar nga titulli i shkrimit “Seldi kapet mat me Adelina Tahirin”, këngëtarja 19-vjeçare ka reaguar duke thënë: “Kjo s’është aspak e vërtetë! Ka qenë thjesht një përqafim miqësor dhe urimi i hyrjes në finale! Ka ardhur një kohë ku për shkak të gazetarëve s’mund të kemi edhe miq! Një tmerr i vërtetë”. Edhe pse thashethemet nuk janë të këndshme, në rastin e Adelinës kanë shërbyer edhe për t’i bërë më tepër publicitet, pavarësisht talentit të këngëtares sy shkruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here