Valltarja që është paraqitur për herë të fundit me Florin në Top Fest nuk është një personazh i njohur. Ajo është Eleonora Musliu dhe nuk është rome.

Nga mediat në Shqipëri u përfol si një rome. Por jo nuk është ajo. Eleonora Musliu është nga Kosova dhe Flori e kishte thirrur atë në paraqitjen e tij, pasi që e kishte parë në një lokal nate në Tiranë. Express ka bërë një intervistë me Eleonorën, vajzën që kishte tërhequr vëmendjen tek mediat në Shqipëri, pas paraqitjes së saj në këngën “Tallava”.

Kush është Eleonora?
Eleonora është një njeri i thjesht si të gjithë të tjerët. Është studente në marrëdhëniet ndërkombëtare-diplomaci. Në anën tjetër, merret me art. Kur them art, në të hyn muzika, dmth. këndimi ose ndonjë instrument që luaj, pastaj vallëzimi e shumë gjëra të tjera që kanë lidhje me shpirtin artistik.

Kohëve të fundit ju kemi parë në performancë me këngëtarin Flori, kur ka filluar ky bashkëpunim?
Me Florin një natë kemi qenë në “Buterfly”, ku mban muzikë Ervin Gonxhi. Aty i lindi ideja e Florit që unë të performoj me një personazh, i cili duhet kuptuar se personifikon një kullere që ka në iPodin e saj plot muzikë tallave, që e dëgjon tërë ditën, e në anën tjetër mbahet si një adhuruese e Eminem, Busta Rhymes etj.

Është thënë se performuesja në këngën Tallava është rome. Është kjo e vërtetë?
Haha… Nëse më shikoni si një rome, atëherë s’ka problem, edhe ata njerëz janë. Por jo, jam shqiptare e bardhë.

Keni incizuar disa këngë. Do të bësh klipe për njërën nga to?

Po, i kam bërë disa bashkëpunime me disa nga këngëtarët shqiptarë, si Flori Mumajesi, Adrian Gaxha, Ledri Vula, tash kam edhe bashkëpunime të reja, të cilat nuk do t’i zbuloj. Do ta zbuloni ju së shpejti. Po ashtu, jam në procedurën e të bërit klipe.

Si ju ka pritur publiku?

Kur ke energji pozitive, është normale që publiku të pret me shumë dashuri!

E shihni veten në skenë si këngëtare?

Unë gjithmonë e shoh veten si diçka e bukur në skenë.

Express

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here