Filmi “Rise of the Planet of the Apes” ka mposhtur të gjithë kundërshtarët, duke u radhitur në krye të arkës filmike me 77.4 milionë dollarë të grumbulluar nga shitja e biletave.

Filmi i realizuar me buxhet të madh, i cili është bazuar në klasikun e vitit 1968 dhe shtjellon gjenezën e majmunëve, është vënë në krye të arkave filmike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

 

Lajmin e ka konfirmuar distributori i këtij filmi, “20th Century Fox”. Me role kryesore në këtë film paraqiten aktorët James Franco dhe John Lithgow. Në vend të dytë, këtë javë është vendosur filmi “The Smurfs”, ndërkohë që pozita e tretë i ka takuar filmit “Cowboys and Aliens”.

Komedia “The Change – Up”, në të cilën rolet kryesore i luajnë Jason Bateman dhe Ryan Reynolds, është radhitur në vendin e katërt, ndërkohë që vendi i pestë i ka takuar filmit “Captain America: The First Avenger”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here