Produksioni filmik “Disney” ka konfirmuar të dielën se pjesa e katërt e filmit “Pirates of the Caribbean – On Stranger Tides”, ka grumbulluar më shumë se një miliard dollarë në gjithë botën, që nga 20 maji kur është dhënë premierë.

Kjo shumë e rendit filmin në vendin e dytë të filmave më fitimprurës “Pirates” duke e vënë në garë me “Dead Man’s Chest” në vitin 2006, i cili grumbulloi 1 miliard e 66 milionë dollarë në gjithë botën.

Me 756 milionë dollarë të grumbulluar këtë fundjavë, “On Stranger Tides” është radhitur i treti në listën e filmave që kanë shitur më së shumti bileta në nivel ndërkombëtar në gjithë kohën, duke u mposhtur vetëm nga filmat e James Cameron “Avatar” me 2 miliardë dhe “Titanic” me 1,24 miliardë.

Filmi është i katërti i realizuar nga “Disney” që ka arritur të grumbullojë shifrën prej një miliard dollarësh nga shitja e biletave në gjithë botën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here