Robert de Niro, një aktor fjalëpakë dhe një film në të cilin mezi del ndonjë fjalë, mund të ishin “çift” i përkryer derisa Festivali i Filmit në Cannes po përgatitet të ndajë shpërblimet.

Në mesin e titujve që konkurrojnë për çmimet e festivalit më prestigjioz të filmit, të cilat do të ndahen sot (e diel), është filmi pa zë i regjisorit Michael Hazanavicius, “The Artist”.

Filmi e ka bërë për vete audiencën e Cannes me rrëfimin për Hollywoodin e hershëm, si lloj apeli për aktorin e regjisorin De Niro, i cili kryeson jurinë që do të bëjë ndarjen e çmimeve, bashkë me Uma Thurman dhe Jude Law.

Të tjerë fitues potencialë të “Palmës së Artë” përfshijnë edhe trilerin horror “The Skin I live In” me protagonist Antonio Banderas, dramën “The Tree of Life” të regjisorit amerikan Terrence Malick me Brad Pitt. Po ashtu favorit për çmimin e madh janë edhe regjisori britanik Lynne Ramsay me filmin “We Need to Talk About Kevin” me protagoniste Tilda Swinton dhe “Le Havre” i regjisorit Aki Kaurismaki.

Hazanavicius, i cili ka konkurruar për herë të parë për çmimet e Cannes, ka thënë se është përpjekur të injorojë çmimet për filmin, në të cilin në role kryesore paraqiten gruaja e tij Berenice Bejo dhe aktori Jean Dujardin.

Disa njerëz thonë se është shumë mirë, por unë përpiqem të jem i qetë”, ka thënë Hazanavicius. “Do të ishte nder sikur të merrja ndonjë çmim, por është nder vetëm të jesh këtu. Festivali është shumë prestigjioz dhe ka shumë regjisorë të talentuar e filma shumë të mirë. Është një vit i mirë i festivalit. Disa edicione nuk kanë qenë të mira, por të gjithë thonë se ky është një edicion i përkryer”, ka shtuar ai.

Lista e ngushtë e pretendentëve përfshin edhe një hyrje të pazakonshme nga Almodovar, regjisori fitues i çmimit “Oscar”, me “Talk to her”, i cili ka fituar çmimin për regjinë dhe skenarin më të mirë në Cannes, por asnjëherë s’ka marrë çmimin kryesor.

E dua këtë festival, por për një regjisor veteran si unë, Cannes mund të jetë kurth i madh”, ka thënë Almodovar. “Ka pasur disa raste në karrierën time kur filmat me rrëfime shumë interesante nuk janë shpërblyer. Jam një rrëfim shumë më interesant si humbës sesa nëse dal fitues, por megjithatë përpiqem të mos mendoj për këto gjëra”, ka shtuar ai.

Filmi është një ribashkim i Almodovar me Banderas, i cili kishte bashkëpunuar me regjisorin në vitin 1980. Filmat e Almodovar shpesh janë përzierje e dramës me komedi, por në këtë rast Banderas portretizon një shkencëtar të çmendur dhe rrëfimi ka shumë skena të dhunës dhe abuzimeve seksuale.

Malick është një tjetër regjisor që është shpërblyer më herët me çmimet e Cannes, për filmin “Days of Heaven” në vitin 1979. Filmi i tij “The Tree of Life” është i treti në karrierën e tij dhe përshkruan luftën e një familje kundër diçkaje kozmike, duke përfshirë kohën që nga krijimi i universit e deri te dinozaurët e kohës moderne. Organizatorët e Cannes kishin shpresuar se “The Tree of Life” (në të cilin rolet kryesore i luajnë Brad Pitt, Sean Penn dhe Jessica Chastain), do të jepej premierë vitin e kaluar në Cannes, por filmi nuk ishte gati.

Malick ndihet jo rehat në publik dhe për këtë Pitt ka shprehur dyshime nëse regjisori do të shfaqet për të pranuar çmime, në rast se fiton. “Nuk dua të paragjykoj, por mendoj se ai nuk do të dalë në skenë. Ai nuk është bërë për këtë. Nuk është interesimi i tij”, ka thënë Pitt.

Tre nga 20 filmat në konkurrencë janë filma të realizuar nga regjisorë që tashmë kanë arritur të shpërblehen me “Palmën e artë”, duke përfshirë vëllezërit belg Jean-Pierre dhe Luc Daedenne, me filmin “The Kid with e Bike”, regjisori italian Nanni Moretti me “Habemus Papam” dhe regjisori danez Lars Von Trier me “Melancholia”.
Organizatorët e Cannes e larguan ditë më parë regjisorin Trier nga festivali pas një konference për media në të cilën ai kishte thënë se simpatizonte Adolf Hitlerin.

Melancholia” në të cilin në role kryesore luajnë Kristen Dunst, Charlotte Gainsobour dhe Kiefer Sutherland do të vazhdojë garën, por Trier nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Swinton, fitues i “Oscar” për filmin “Michael Clayton” konsiderohet si një nga favoritët për çmimin aktorja më e mirë me rolin në “We Need to Talk About Kevin”, në të cilin portretizon një nënë të përvuajtur. Swinton, e cila ka qenë anëtare e jurisë në festivalin e Cannes ka thënë se çmimet nuk kanë rol primar për të. “Juritë e kanë këtë detyrë të vështirë të ndarjes së çmimeve, por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here