Përfaqësuesit e “Oscarit” do të ndryshojnë sistemin e vjetër të votimit me votim “online”.

Në një letër të dërguar për anëtarët e votimeve, “Academy of Motion Pictures Arts and Sciences” ka thënë se sistemi elektronik do të implementohet “në fillim të këtij viti”.

Anëtarëve u është kërkuar që të kenë në dispozicion emaile personale. Nëse mënyra e votimit përmes postës eliminohet, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” ka mundësi që këtë vit të mbahet më herët sesa zakonisht.

Ceremonia e ardhshme është konfirmuar për 26 shkurt, kështu që ndonjë ndryshim i datës nuk mund të ndodhë deri në fillim të vitit 2013.
Sipas këtij sistemi, nominimet e 6 mijë anëtarëve duhet t’i adresohen Akademisë përmes emailit deri me 27 dhjetor.

Në vitin 2004, afër 250 anëtarë të votimit kishin rrezikuar të shkelin afatin për shkak se fletët e votimit kishin humbur në postë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here