Është lamtumira prekëse e një shkrimtareje të talentuar, por veçanërisht e një motre e cila vëllain e saj e ka takuar në moshë madhore, 25 vjeç.

Mona Simpson, sot 54 vjeç, motra biologjike e Steve Jobs ka publikuar një eulogji të gjeniut të Apple në faqet e New York Times. Janë fjalë të ngarkuara me emocion dhe ndjenja personale, te reja dhe një portret nga shtrati i vdekjes. Motra e vogël tregon fjalët e fundit të vizionarit të Apple, Steve Jobs.

Përshkrimi i momenteve të fundit përpara se ai të jepte lamtumirën më 5 tetor, është prekës. “Para largimit, ai ka para motrën e tij Patty, për një kohë të gjatë ka fiksuar shikimin tek fëmijët e tij, më pas tek bashkëshortja Laurene dhe më pas nguliti shikimin në një hapësirë boshe pas shpatullave të tyre”,  ka treaguar ajo pwr NYT, transmeton Panorama.

“Fjalët e fundit që Steve Jobs ka shqiptuar para se të vdiste dhe që i ka përsëritur tri herë, janë ; “Oh Wow, Wow Oh, Oh Wow.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here