Filmi më i ri i Carey Mulligan dhe Keira Knightley i titulluar “Never let me go” është përzgjedhur të hapë edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit në Londër “BFI London Film Festival”, i cili do të nisë më 13 tetor.

Drama me regji të Mark Romanek, rrëfen tregimin e një ish- studenti të konviktit, i cili përballet me telashe.

Në këtë film luan edhe ylli i “Spider- Man”, Andrew Garfield dhe skenari është bazuar në romanin e shkruar nga Kazuo Ishiguro. Programi i plotë i edicionit të sivjetmë të këtij festivali do të publikohet më 8 shtator.

Romani “Never let me go” është përshtatur për film nga Alex Garland, i cili njihet më së miri për romanet e tij si “The Beach” dhe “The Tesseract”. Aktorët të cilët luajnë në këtë film po ashtu pritet se do të jenë prezentë në festival, kur filmi do të jetë në premierën e parë evropiane.

Regjisori Mark Romanek është shprehur i kënaqur dhe shumë i nderuar që “Never let me go” është zgjedhur të hapë festivalin. “Mund të them se jemi shumë të nderuar dhe të entuziazmuar që jemi përzgjedhur të hapim këtë festival këtë vit”, ka thënë Romanek.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here