Videoklipi i këngës “N’qytetin tem”, një bashkëpunim mes Dj Flow, Lumbi B, Singullar dhe Iliros pritet që të lansohet brenda pak ditësh nëpër televizionet kosovare.

‘Traileri’ i publikuar në internet nga kompania PinkMoonCreative, shfaq një videoklip tejet artistik, i cili flet për jetën e zakonshme të disa të rinjve në Prishtinë.

Ky bashkëpunim pritet të jetë një prej hiteve të ardhshme, përderisa shënon rikthimin në skenë për Lumbi B, i cili është anëtar i Kaos dhe siç dihet Kaos së fundmi janë larguar nga Baba Records, që ka ndikuar dhe në mungesën e repërve Lumi B dhe Vig Poppës. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here